Pamjet e para nga filmi Need for Speed me aktorin Aaron Paul
Françiza e “Fast and Furious” është rritur aq shumë me filmat e fundit aq sa edhe filma të tjerë do të përpiqen të replikojnë suksesin e saj. Filmat me gara me makina nuk janë një risi e mirfilltë në Hollivud, megjithatë përzierja e pjesëve me aksion ‘alla Fast and Furious’ dhe lojrave me makina ka potencialin të sjellë ndonjë të re për shikuesit. Për këtë arsye, aktori Aaron Paul (“Breaking Bad”) vjen në filmin “Need for Speed“, nën regjinë e Scott Waugh (“Act of Valor”), bazuar në lojën e famshme me të njëjtin titull të EA Games.
Kasti i filmit përfshin edhe Dominic Cooper, Ramon Rodriguez, Imogen Poots, Dakota Johnson e Michael Keaton dhe është aktualisht ende në fazën e xhirimeve, por me rastin e prezantimit të disa lojrave të reja, EA Games na ka dhuruar edhe videon e parë pas kuintave të filmit “Need for Speed”.
Më shumë se sa tek historia e filmit, kureshtja më e madhe ka qenë tek makina e heroit tonë dhe u zbulua se personazhi i Paul do të ngasë një Ford Mustang GT500 të vitit 2014. Përdorimi i kësaj makine, besojmë se përcakton një tjetër arritje për markën e famshme Mustang e cila përfshihet gjerësisht me linjën e saj të makinave nëpër filma, seriale dhe emisione televizive. Në vijim është fotoja e parë e publikuar e makinës nga filmi. Hidhini një sy.Need for Speed është planifikuar të shfaqet nëpër kinema prej datës 14 mars 2014. Në vijim ju ftojmë të mësoni më shumë rreth historisë së filmit, përmes sinopsit.
I dënuar për një krim që nuk e ka kryer, Tobey (Paul), mekaniku i makinave amerikane dhe një garues i mirë i rrugëve, del nga burgu i vendosur për të marrë hak ndaj personit përgjegjës për burgimin e tij. Tobey do të nisë kështu të çajë rrugët me një rrugëtim përmes vendit, një rrugëtim që nis si një mision për hakmarrje dhe që përfundon në një mision shpëtimi.
Dhe ja tek mbërrijmë më në fund tek video pas kuintave. Videoja na sjell edhe pamjet e para të Paul pas timonit të makinës si dhe na shfaq shumë prej makinave që do të shohim në film. Besojmë se të paktën për nga pamja e makinave, të gjithë tifozët e tyre do të jenë entuziastë për të parë më shumë. Ja tek vijon!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment