Rita Ora paralajmëron revolucion me albumin e ri
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar se ajo do të shkaktojë revolucion të madh me albumin e saj të dytë, për të cilin ajo është ende duke punuar.
Krijuesja e hitit “R.I.P”, momentalisht është duke punuar në albumin e saj të ri, teksa thotë se besimi që ka marrë nga albumi debutues “Ora” ka bërë që ajo t’i thyejë limitet në albumin e ri.
“Unë definitivisht jam duke tentuar që të shkaktoj një valë të madhe ndryshimi në muzikë, dua të shkaktoj një revolucion. Unë kam fituar shumë besim në tri vitet e fundit”.
“Unë mesi pres të jem më e sinqertë në këtë album me jetën time të dashurisë, me gjërat që unë dua dhe njerëzit me të cilët dua të punoj”.
“Janë disa hip hop legjenda me të cilët do të kisha dashur të bashkëpunoj në këtë album”, ka deklaruar Rita për radion Capital FM.
Një prej emrave me të cilët besohet se ka bashkëpunuar Rita është ylli RnB, Ne-Yo, me të cilin ajo është parë në New York.
Ky do të jetë albumi i dytë i Ritës, që është e kontraktuar nga kompania muzikore e Jay-Z, Roc Nation.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment