Dhurata Nuk Mohon Lidhjen Me Valdet Ramën
Një status i postuar në rrjetin social ‘Facebook’ mesditën e së enjtes ka nxitur kureshtjen e fansave. Kantautori Blero përmes faqes së tij zyrtare ka përçuar një porosi drejt këngëtares Dhurata Ahmetaj dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Valdet Rama, duke ju bërë me dije se një ‘qëndrim i tyre bashkë’ nuk duhet të ndodhë pa miratimin e tij, i cili njëherësh është edhe menaxheri i këngëtares.
Mesazhi i Bleros lë të kuptohet për një lidhje dashurie ndërmjet Dhuratës dhe Valdetit, ndërsa shkruan: “Qysh bre ju dy jeni bo bashkë e nuk mkeni kallxu mu ??? @valdetrama dhe @Dhurata_Ahmetaj. Pa e marr bekimin tim kot e keni !!!”, ka shkruar si në shaka këngëtari.
Dhe për të vërtetuar këtë gjë Tribuna ka kontaktuar këngëtaren, e cila nuk ka pohuar por as mohuar një lidhje të mundshme dashurie. “Nuk kam koment. Pyeteni Bleron pasi që ai është menaxheri im”, ka thënë këngëtarja duke qeshur ajo. Ndryshe, Blero ka një miqësi edhe me Valdetin, gjë kjo e cila të bën të besosh se ai di gjithçka për këtë lidhje të mundshme ndërmjet dy fytyrave publike.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment