Arten, hakerat e largojne nga muzika
Në fan page e saj në Facebook, shumë fansa e morën si të vërtetë lajmin se këngëtarja Arta Bajrami do të largohet nga muzika, pasi në të ishte ishte shkruar se do ta linte muzikën një herë e përgjigthmonë.
E në fakt ne kontaktuam me producentin dhe vëllanë e saj Don Arbas, ku shpjegoi se ky ishte një mashtrim nga ana e disa hakerave që kishin thyer faqen e saj dhe kishin dhënë këtë lajm të pavërtetë.
Po fansat dhe jo vetëm por edhe të tjerët këtë lajm të rremë e morën si një humbje për muzikën RnB, pasi është e vërtetë që ajo është një nga femrat e para shqiptare që ka sjellë një stil interesant në muzikën RnB, dhe kohë më parë ajo ka premtuar se do ti rikthehet sërisht stilit të saj të parë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment